Lideri çeçen Ramzan Kadyrov dyshohet se ka marrë djalin e tij 14-vjeçar Adamin në Ukrainë, raportoi Daily Mail. Ata shpërndanë pamje dhe foto, duke pretenduar se Kadyrov e mori djalin e tij të mitur në qytetin ukrainas të Mariupol, transmeton Demokracia.com.
Për videon, e cila është marrë nga llogaria e Telegramit të quajtur Raporte Operacionale, dhe më pas është publikuar në rrjetet sociale, thuhet se është bërë në spitalin e Mariupolit.
Në një moment, një fëmijë i veshur me një uniformë ushtarake jeshile të errët shfaqet duke vizituar me të atin komandantin e plagosur rëndë Ruslan Geremeyev, i cili dyshohet se ka vrarë politikanin liberal rus Boris Nemtsov në vitin 2015.
Adami është një nga dymbëdhjetë fëmijët dhe Kadyrov raportohet të ketë thënë se donte që djali i tij të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e ushtarëve rusë. Kadyrov gjithashtu, shkruan Daily Mail, theksoi qartë se nuk ishte dakord me vendimin e Rusisë për të ulur presionin ushtarak ndaj Kievit.
Ruslan Geremeev, the man believed to have organized the assassination of Boris Nemtsov, is recovering from wounds suffered in Mariupol. Chechen dictator Ramzan Kadyrov visited him in the hospital and — don’t worry — he didn’t make it weird or anything. pic.twitter.com/IRtGX4Fs3z
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) March 29, 2022
Anonymous mohon përfshirjen e Kadyrov në luftë
Anonymous gjithashtu postoi në Tëitter për Kadyrovin dhe “luftën” e tij në Ukrainë. Ata mohojnë përfshirjen e tij në luftë me një foto duke u falur pranë një pike karburanti.
“Udhëheqësi çeçen Kadyrov dëshiron dëshpërimisht që njerëzit të mendojnë se ai po lufton në Ukrainë. Së pari, ai gënjeu se ishte në Kiev sepse u pa në Çeçeni. Tani ai thotë se është në Mariupol dhe publikoi këtë foto, duke mos kuptuar që nuk ka pikë karburanti në Ukrainë të Rosneft”, shkruajnë ata.
Rosneft është kompani ruse e prodhimit të derivateve.







