Parlamenti

Liderët shtetëror dhe opozita takohen me grupin negociator

Në të njëjtën kohë kur në Kuvend të Kosovës do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për draft marrëveshjen për dialogun do të mbahet edhe takimi i tretë koordinues i ekipit negociator, por, këtë radhë të ftuar do të jenë edhe presidenti e kryeministri.

Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë është edhe arsyeja pse sot Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Por, në të njejtën orë, është bërë e ditur se do të takohet për herë të tretë ekipi negociator i kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli e kryeministri Ramush Haradinaj.

Është bërë e ditur se gjithashtu do të marrin pjesë përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.