Liderët

Liderët politikë në Suedi dështojnë të formojnë qeverinë e re

Lideri i Social-Demokratëve në Suedi, Stefan Löfven ka dështuar të formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve.

Stefan dy muaj pas zgjedhjeve është munduar që të formoj qeverinë e re por nuk ka arritur ta bëjë këtë.

Përkundër bisedimeve konkrete me partitë tjera nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje konstruktive, transmeton Indeksonline.

“Nuk ekziston mundësia për mua që të formoj një qeveri që mund të jetë e pranueshme për parlamentin” tha Stefan Löfven.

Liderët politik suedez do të takohen sot për të marrë një vendim për hapat e ardhshëm. Ekzistojnë dy mundësi të cilat mund të dalin nga takimi i liderëve.

E para është që të i jepet edhe pak partisë Social-Demokrate ose të i jepet mundësia Partisë Qendrore që të themeloj qeverinë e re.