Liderët frankofonë dalin në “Family Picture” (Foto)

Afër 80 përfaqësues shtetesh, presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të vendeve që promovojnë gjuhën frënge dhe frankofoninë, janë mbledhur këto ditë në Jerevan të Armenisë dhe sot në mëngjes e kanë bërë bashkë edhe një “Family Picture”.

Në mesin e liderëve botërorë, si Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ishin edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Frankofonia ka shtrirje në 5 kontinente të botës dhe pjesë e kësaj bashkësie vlerësohet se janë rreth 900 mijë profesorë të gjuhës frënge me gjithsej 220 milionë frëngjishtfolës, ku 60 për qind e tyre vlerësohet se janë më të rinj se 30 vjet.

Si tërësi, Frankofonia numëron gjithsej 890 milionë banorë, pra rreth 13% të popullsisë botërore.

Gjuha frënge vlerësohet se është gjuha e 9-ta më e folur në botë, kurse ajo vlerësohet se është gjuhë e 2-të amtare në Bashkimin Evropian.