Liderët e rinjë të Bosnjës janë ish luftetarë, kundërshtarë të njëri-tjetrit

Anëtari i ri i presidencës së Bosnjës dhe Hercegocinës nga Republika Serbe, Millorad Dodik, thotë se anëtarët e këtij institucioni, boshnjaku Shefik Xhaferoviq dhe kroati Zheljko Komshiq do ta fusin “politikën e luftës” në Presidencë.

“Është e qartë se ata do ta fusin politikën e tyre të luftës, sidomos Komshiqi, i cili vlerëson se pikëpamja e tij ndaj Bosnjës është e vetmja e mundshme. Natyrisht që nuk është. Pozicioni kushtetues i Bosnjës janë dy entitete dhe tre popuj konstituiv dhe kjo do të duhej qartë të jetë e përmbushur dhe është e qartë në këtë vend”, ka thënë Dodik për “Glas Srpske”.

Duke komentuar informacionet për të kaluarën ushtarake të këtyre dy anëtarëve të Presidencës së Bosnjës, Dodik thotë se ajo e kaluar është diçka që do të duhej ta trajtonin institcionet e drejtësisë të cilat nuk po e bëjnë punën e tyre, dhe njëkohësisht janë jokushtetuese, transmeton ballkani.info.

“Kushtetuta është dokument i pavlefshëm. Të gjithë dokumentet tjerë do të duhej të nxirreshin nga Kushtetuta. Natyrisht se ky është tregim i rëndë kur bëhet fjalë për të kaluarën luftarake”, ka thënë nacionalisti Dodik.

Ai ka thënë se Xhaferoviq në luftë ka qenë drejtues i Qendrës për Siguri Zenica, e cila ka qenë edhe zonë e Sakib Mahmulinit ku ka vepruar njësia “El Muxhahedin”, njësi kjo që sipas tij ua ka prerë kokat dhjetëra serbëve.

“Definitivisht Xhaferoviq ka pasur përgjegjësi, ndërsa ekzistojnë edhe fakte dhe deklarata se afër tij janë vrarë serbët dhe ai nuk ka reaguar”, ka thënë Dodik.

Dodik është një nacionalist serb i lidhur ngusht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa Bosnja vazhdon të jetë shtet jofunksional. /Ballkani.info/