Liderët e rajonit nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për Institutin e Teknologjisë së Qëndrueshme

Liderët e rajonit në Poznan nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për Institutin e Teknologjisë së Qëndrueshme, bënë të ditur kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Kryeminstri tha se nga kjo marrëveshje do të përfitojë tërë rajoni.

“Së bashku me liderët e rajonit në Poznan nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për Institutin e Teknologjisë së Qëndrueshme, që do të jetë qendër shkencore për trajtimin e kancerit dhe hulumtimeve biomedicinale. I financuar nga Bashkimi Europian, ky institut, do të jetë në shërbim të shkencës e teknologjisë, ku do të bëhen hulumtime mjekësore, nga të cilat do të përfitojë tërë rajoni i Europës Juglindore,” ka shkruar në facebook, Haradinaj. /Ballkani.info/