Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që sot gjatë ditës të pranojë një telefonatë nga një zyrtar i lartë amerikan.
Sipas burimeve të Ballkani.info, ky zyrtar i lartë amerikan pritet t’i kërkojë hapur kryeministrit heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe ato të Bosnjës.
“Nëse Haradinaj do të bindet pas kësaj telefonate, atëherë ai do të mbajë konferencë ku do të bëjë të ditur pezullimin e taksës, në të kundërtën nuk do të ketë deklarim”, kanë thënë burime qeveritare për Ballkani.info.
Në anën tjetër, takimi i përfolur sot si më i rëndësishme për vazhdimin ose jo të punës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet në mbrëmje.
“Takimi në mbrëmje ndërmjet Haradinajt, Veselit, Limajt e Pacollit do të definojë shumë gjëra”, thotë burimet. /Ballkani.info/







