Krerët e Koalicionit për Familjen ishin në vizitë tek një prej bizneseve vendore më të suksesshme në Kosovë.

Rreth kësaj vizite ka shkruar i dyti i Koalicionit për Familjen, Selim Pacolli.

“Sot vizituam një nga kompanitë më të mëdha të produkteve të mishit në Kosovë Meka Halal Food, ku takuam pronarin Burim Piraj dhe stafin e tij”, tha Pacolli.

Ai falendëroi Pirajn për mikprijten.

“Faleminderit për mikpritjen dhe për punën e shkëlqyer që kjo kompani bën, si dhe cilësinë e jashtëzakonshme të prodhimit”.

Edhe i pari i ‘Familjes’, Eman Rrahmani foli rreth kësaj vizite.

“Në njërin nga bizneset më të suksesshme të Kosovës, Meka Halal Food, pamë nga afër punën e jashtëzakonshme që bëhet në këtë fabrikë, e cila tashmë ka shtrirë suksesin e saj në pothuajse të gjitha tregjet e botës”, ka shkruar Rrahmani rreth vizitës.

“Burim Piraj dhe Meka Halal Food kanë vendosur një standard të ri në sektorin e tyre. Përveç furnizimit me produkte cilësore, ata po japin një kontribut të rëndësishëm për familjet shqiptare, duke ofruar shtesa për fëmijët e stafit të tyre, si dhe pagën e 13-të dhe të 14-të”, tha tutje ai./Ballkani.info/

Postimet: