Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Arsimit, i ka bërë publike rezultatet e kandidatëve për drejtorë dhe zv/drejtorë të Shkollave të Mesme.

Rezultatet e konkursit për zëvendësdrejtor në njërën nga shkollat me numrin më të lartë të nxënësve, “Gjin Gazulli”, e japin fituese Liburna Demiqin, e cila ka dalë larg më e poentuar sesa kundërkandidatët e saj, shkruan Ballkani.info.

Demiqi i ka marrë 92.7 pikë si e para, derisa kundërkandidatët e saj 78, respektivisht 59.3 pikë.

Të kujtojmë se drejtor i Shkollës së Mesme Elektroteknike“Gjin Gazullit” që një kohë relativisht të gjatë është Bujar Gjocaj, i cili më shumë sukses e ka drejtuar këtë shkollë. Kjo ka bërë që sivjet të ketë numër rekord të kandidatëve që dëshirojnë t’i vijojnë mësimet aty. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO