Liburn Aliu: Sulm masiv nga të gjitha anët mbi Lëvizjen

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj të gjithë atyre që sipas tij po e sulmojnë VV-në.

Aliu të gjitha këto i quan sulme masive mbi Lëvizjen.

“E paskan vendosë me dhanë territor si duket. Kot e kanë, nuk do të munden. Lëvizja VETEVENDOSJE! vetëm po rritet”, ka shkruar Aliu në facebook.

Ja postimi i plotë:

Sulm masiv mbi Levizjen.
Sa po munden nga të gjitha anët godasin Hashimët , Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë.
E paskan vendosë me dhanë territor si duket.
Kot e kanë, nuk do të munden.
Lëvizja VETEVENDOSJE! vetëm po rritet.