Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar pas letrës kërcënuese që Baton Haxhiu i ka dërguar presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës, pas vendimit të këtij të fundit që të mos e dekretojë në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, kosovarin Gent Cakaj.

Aliu ka thënë së një kërcënim i tillë po vjen nga UDB-ja.

“Kërcënim i UDB-së mbi Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, kështu ka shkruar Aliu në profilin e tij në ‘facebook.

Për refuzimin e presidenti Meta që të dekretojë Cakajn në krye të diplomacisë shqiptare ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai e ka quajtur si turp këtë vendim të Ilir Metës.

Meta ndërkohë e ka cilësuar si të pa përvojë e të pa përgjegjshëm, Gent Cakajn, për një pozitë të tillë.