Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka kritikuar delegacionin e ri të Kosovës ku për fazën e radhës së bisedimeve të cilat janë paraparë të mbahen nesër në Bruksel, potencoi se po bëhet në mënyrë të pabarabartë.
Në një konferencë për media, Aliu madje ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka harruar më çështjen e interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
”Për nesër është paralajmëruar dialogu në Bruksel. Këta po shkojnë që të merren vesh se si do të vazhdojnë kompromiset”.
”Po shihet qartë që pala kosovare është e gatshme që ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë të pabarabartë”.
”Nga Hashim Thaçi kemi kërkuar disa herë që të bëjë publike si do të ndodhë korrigjimi i kufijve. Të dy palët kur merren vesh bëjnë marrëveshje me shkrim”.
”Hashim Thaçi me Aleksandar Vuçiq flet për Veriun e Kosovës edhe Rusinë. Edhe në draftmarrëveshjen finale të kryeministrit Ramush Haradinaj askund nuk përmendet cështja e interesit të shqiptarëve të Kosovës Lindore”.
”Pavarësisht se e luajnë të përçarin e përbaashkëta e gjithë këtyre është se këta e duan pushtetin më shumë se Kosovën”.
”Mund të mos përfshihet. Shkojnë të bisedojnë me Serbinë, dhe nuk ka asnjë formë reciprociteti. Komplet fundamenti i këtyre negociatave duhet të ndryshohet”.







