Edhe sot kanë vazhduar përplasjet ndërmjet PSD-së dhe VV-së pas publimit të mesazheve të Dardan Molliqaj në seancën e Kuvendit ku u miratua buxheti për vitin 2019 me votat e PSD-së.

PSD-ja është akuzuar nga deputetët e VV-së dhe kreu i saj, Albin Kurti se “po shkojnë në prehërin e Kadri Veselit”.

Pas këtyre akuzave, kanë reaguar deputetët e PSD-së, por më i zëshmi ka qenë Frashër Krasniqi.

Ai së fundi e ka publikuar edhe një video të një mbledhje të mëparshme të VV-së ku Kurti nuk kishte vija të kuqe as për koalcion me PDK-në, shkruan Ballkani.info.

E në reagimin e fundit të VV-së, Frashër Krasniqi paraqitet si “Scissorhands” (duargërshëri).

“Frasher Scissorhands”, ka shkruar deputeti i VV-së, Liburn Aliu, duke e paraqitur edhe një fotografi të Scissorhands-it, film i njohur me rolin kryesor të Johnny Deppit. /Ballkani.info/