Liburn Aliu: Daja im Sylë Zhitia, do të na mungojë shumë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Liburn Aliu, ka thënë se sot në mëngjes, u nda nga jeta daja i tij, Sylë Zhitia.

“Njeri shumë i dashur për të gjithë, mikpritës e bujar. Na i theu zemrat por dhe na la kujtime të mira që na bëjnë krenar”.

“Do të na mungojë shumë..”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook.

Lajmin për vdekjen e Sylë Zhitisë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, është bërë me dije se Zhitia ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.

“Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, zëvëndësministrit Enver Dugolli, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit”, thuhet në njoftim.