Liburn Aliu anulon një tender 30 mijë eurosh

Ministria e Infrastrukturës ka anuluar një tender të hapur rreth një muaj më parë, gjatë periudhës së qeverisë Hoti.

Tenderi për servisimin, mirëmbajtjen dhe furnizimin me pjesë rezervë për automjetet zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, është anuluar me të hënën me arsyetimin se ka qenë në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet shkurt në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të Ministrisë, të publikuar në platformën e prokurimit publik, e-prokurimi.

Për këtë kontratë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte ndarë 30 mijë euro.

MMPHI-në e udhëheq ministri nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu.