Liberalizmi i vizave

Liberalizimi i vizave, një shpresë që po zgjatë me vite

Parlamenti Evropian kishte votuar me shumicë votash rekomandimin e Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe çështje të Brendshme, për Liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, gjatë prezantimit të rekomandimit tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë votën pro, pasi institucionet e Kosovës i kanë përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se “Kosovës i janë liberalizuar vizat”, kur Kosova kishte marr dritën jeshile për fillimin e proceseve vendimtare pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Shtetet skeptike si Franca, Holanda po pengojnë liberalizimin e vizave dhe se liberalizimi nuk do të ndodhë deri në vitin 2020. Kështu kishte deklaruar kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi – ishte kritikuar ashpër nga kryeministri, Ramush Haradinaj << “Nuk merr vesh ti nga procesi i liberalizimit të vizave”, kishte reaguar Haradinaj, shkruan Ballkani.info

Pak ditë më parë kryeministri tha se “ka zëra që liberalizimi do të ndodhë këtë vit”. Por sa do të jetë kjo realitet?

Zv-kryeministri, Enver Hoxhaj ka deklaruar sot se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë gjatë vitit 2018:

“Ajo çfarë ne presim këtë vit është një vendim politik, natyrisht se nuk do të ketë mundësi që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë më 2018-n pa viza, por ne presim që në dhjetor të ketë një vendim politik, i cili e qartëson se kur mund të udhëtojmë në vitin 2019 pa viza. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e mundshme. Neve na u është thënë se procesi është teknik, jo politik dhe nëse i kryejmë punët tona Kosova në fund të procesit do të shpërblehet. Ne i kemi bërë punët të cilat janë pritur nga ne dhe besoj se BE-ja do ta shpërblejë Kosovën me një gjë të tillë”, ka thënë Hoxhaj për “Zërin”.

Kosova ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kështu deklaroheshin zyrtarët e Bashkimit Europian(BE) gjatë gjithë kohësh para se të ratifikohej Demarkacioni me Malin e Zi, shkruan Ballkani.info

Ministja e integrimeve europian, Dhurata Hoxha kishte potencuar vazhdimisht se Kosova ka plotësuar 95 kriteret për liberalizimin e vizave.

Pretendimet e saj të vazhdueshme që Kosovës do t’i liberalizohen vizat këtë vit po mbeten vetëm deklarata. Indikacionet flasin për skepticëm në këtë proces të rëndësishëm.

Kosova mbetet shteti i vetëm i izoluar në rajon. Bashkimi Europian kishte premtuar vazhdimisht liberalizimin e vizave. Madje kishte bërë edhe presion mbi institucionet e Kosovës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Gjithçka përfundoi, Kosova ende mbetet pa viza. /Ballkani.info/