Gjermania
Liberalizimi i vizave nga 1 janari, Zyra e BE del me sugjerim për kosovarët se çfarë duhet të vizitojnë në Berlin
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 përfundimisht do të lëvizin lirshëm në vendet e Zonës Shengen, duke mos pasur më nevojë të presin para ambasadave për tu pajisur me vizë.
E kur kanë mbetur rreth 6 javë deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u ka uruar qytetarëve të Kosovës shëtitje të mira në Gjermani, gjersa u ka propozuar të vizitojnë Ishullin e Muzeut në Berlin.
“Përshëndetje eksplorues të Kosovës!
Ambasada gjermane në Prishtinë ju uron udhëtime të lumtura në Gjermani.
Kur jeni në Berlin, mos harroni të hipni në ishullin e muzeut!”, thuhet në njoftim.