Liberalizimi i vizave: Kështu pritet të veprojnë Holanda e Franca

Holanda është vendi më skeptik kur vije puna tek votimi i hapit përfundimtar për heqjen e vizave të kosovarëve.

Një burim i zyrtar i ka thënë Klan Kosovës se kjo çështje është në pikëpyetje që më 12 dhjetor vendosja në rend dite në mbledhjen e Këshillit të ministrave të vizave për qytetarët e Kosovës.

Po sipas këtij burimi, edhe Franca ka mëdyshje megjithatë ministri i brendshëm, Édouard Philippe pritet të votojë në favor.

Parlamenti Evropian votoi në shtator me shumicë votash rekomandimin e Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga vendet që e njohin Kosovën, Franca dhe Holanda gjatë këtij votimi kanë dhënë më shumë vota kundër se sa për, njofton Klan Kosova