Në një kritikë jashtëzakonisht të hapur ndaj Iranit, kryeministri libanez Najib Mikati shprehu habinë e tij për një deklaratë të bërë nga kryetari i parlamentit iranian për të ardhmen e Libanit jugor.
Kryetari i Iranit, Mohammad Baqer Kalibaf, ka ofruar të negociojë me Francën mbi Rezolutën 1701 të OKB-së, e cila i dha fund konfliktit të fundit të madh midis Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006 dhe i dha Kombeve të Bashkuara një mandat për të ndihmuar ushtrinë libaneze për të mbajtur paqen.
Mikati e përshkroi deklaratën iraniane si “ndërhyrje të hapur në punët libaneze dhe një përpjekje për të vendosur një kujdestari të papranueshme mbi Libanin”, shkruan BBC.
Hezbollahu shihet gjerësisht si një përfaqësues i Iranit – i cili siguron shumë nga fondet dhe armët e tij – dhe me bllokun e tij të madh të deputetëve në parlament, ka ndikim të rëndësishëm mbi qeverinë libaneze.
Kalibaf ishte në Liban fundjavën e kaluar, kur u takua me kryeministrin. Mikati thotë se ka kërkuar që i ngarkuari iranian me punë të thirret për të shpjeguar deklaratën – duke shtuar se çdo negociatë për Rezolutën 1701 duhet të ndërmerret nga shteti libanez.







