Liam Hemsworth thyen heshtjen, flet për herë të parë pas ndarjes nga Miley

Janë ndarë akoma pa kaluar një vit që pas martesës së tyre në dhjetor të vitit 2018-të.

Kështu, aktori Liam Hemsworth ka folur për herë të parë që pas ndarjes nga këngëtarja Miley Cyrus.

Aktori i “Hunger Gamer”, 29-vjeç, ka njoftuar fansat për ndarjen e tyre përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, në të cilin i uron Cyrus, 26 vjeçe, ‘asgjë përveç se shëndet dhe lumturi”.

“Përshëndetje të gjithëve. Vetëm një sqarim i vogël për të ju treguar se unë dhe Miley jemi ndarë dhe i uroj asaj asgjë tjetër përveç se shëndet dhe lumturi. Kjo është një çështje private dhe unë nuk e kam bërë, as nuk do bëj ndonjë koment për gazetarë apo media. Çdo shkrim i raportuar që më atribuohet është i rremë”, ka shkruar mes tjerash Hemsworth.

Nga ana tjetër, Miley sipas tabloideve të huaja është ndarë nga ky i fundit për t’u fokusuar më shumë në veten e saj dhe në karrierë.

loading…