LHK “Ali Hadri” paralajmëron bllokimin e rrugës që çon te Manastiri i Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i ka bërë serish thirrje institucioneve të Kosovës që urgjentisht të ndërhyjnë në kontestin pronësor rreth pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat dëshiron t’i marrë dhunshëm Manastiri i Deçanit.

“Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, urgjentisht t’i shpallë pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” asete kombëtare, sepse kjo është zgjidhja me e mirë dhe me e pranueshme”, thuhet në deklaratën për media.LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, njofton opinionin se shumë shpejt do të shpallë vendimin për bllokimin disa orësh të rrugës që të dërgojë te Manastiri i Deçanit, si shenjë revolte dhe demonstrimit kundër personelit të këtij manastiri.

“Çdo pa dëgjueshmëri qytetare me rastin e bllokimit të rrugës, ne nuk do të bartim përgjegjësin, dhe përgjegjësia do të bie mbi drejtuesit e Manastirit të Deçanit”, përfundon deklarata.