LGBTI

LGBTI temë që përplasi mendimet në shoqëri

10 Tetor 2018, Komuniteti LGBTI organizoi “paradën e krenarisë”, të quajtur , “Parada e Krenarisë në emër të lirisë. Si qëllim kishte promovimin e komunitetit LGBTI, me qëllim daljen e tyre në publik dhe kundërshtimin e “diskriminimit” të shoqërisë në raport me pjesëtarët e komunitetit.

Kjo çështje komplekse – përplasi edhe njëherë shoqërinë kah botëkuptimet lidhur me këtë temë, globalisht të trajtuar si një temë tejet e diskutuar në postmodernizëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj < përkrahën “paradën e krenarisë” në statuset e tyre në Facebook dhe Twiter, raporton Ballkani.info.

Politikanë, aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë, artistë – dolën duke përkrahur publikisht LGBTI-në. Munguan partitë e mëdha politike. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti qëndroi neutral në lidhje me debatin që rilind sa herë organizohen parada për këtë komunitet.

Në anën tjetër, klerikë fetarë, artistë, por dhe gazetarë kritikuan “paradën e krenarisë”.

Partia Fjala e udhëhequr nga ish-deputeti, Gëzim Kelmendi e cila njihet për qëndrimet e saj, organizoi konferencë një ditë më parë duke shprehur hapur kundërshtimin ndaj komunitetit LGBTI.

Kjo temë vëmendje gjen edhe në shtetet më përparimtare. Kujtojmë që në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA kishte divergjenca në mes demokratëve dhe republikanëve. Clinton kishte përkrahur hapur legjitimitetin publik të LGBTI, derisa Donald Trump si shumica e republikanëve tjerë të linjës më konservatore shprehi kundërshtim agresiv ndaj komunitetit LGBTI.

Religjionet monoteiste, njihet për dispozitat e tyre doktrinale në raport me personat që preferojnë seksin në gjininë e njëjtë. Kjo ka bërë partitë me orientime konservatore të shprehin mos-pajtime mbi “normalizimin” e të qenuarit homoseksual, lesbik, biseksual apo ndryshim gjinie.

“Parada e Krenarisë”, përplasi edhe njëherë botëkuptimet ideologjike të shoqërisë kosovare. Debati vazhdon – përderisa disa pjesëtarë të LGBTI thonë se duan “liri”, sepse ndien të kërcenuar në një shoqëri (siç) e quajnë ata “homofobike”. Ballkani.info/