LG prezanton televizorët e 2019, të parët me porta HDMI 2.1

Aktiviteti prestigjioz i elektronikës CES 2019 ende nuk ka ngritur siparin. Por LG mendon se nuk ja vlen të presë më tepër. Kompania na tregoi rreth televizorëve OLED dhe LCD të planifikuar për 2019-ën.

Edhe pse nuk na tregoi për ekranin OLED në formën e një “rollbaneri” që të gjithë prisnim por na shfaqi dy sete 8K.

Modelet e para të vitit do të jenë 88-inç Z9 OLED dhe 75-inç SM99 8K LCD çmimi i të cilëve mbetet i paditur.

Mbarë linja e televizorëve 8K do të ketë krahas Google Assistant edhe Amazon Alexa.

Në total LG prezantoi gjashtë TV. Z9, W9, E9 dhe C9 janë OLED ndërsa SM9X dhe SM8X janë LCD.

Televizor LG 8K

Ata fuqizohen nga procesori LG Alpha 9 i pajisur me inteligjencën artificiale. Ajo ndryshon shkëlqimin e ekranit sipas përmbajtjes televizive dhe ambientit.

Surpriza më e madhe e LG janë portat HDMI 2.1 dhe frekuencë videoje prej 120fps. Portat HDMI 2.1 janë të parat për një televizor jo vetëm LG. Gjenerata e kaluar HDMI 2.0 kufizonte frekuencën e rifreskimit në 30fps ndërsa 2.1 e rrit në 60fps për ekrant 8K.

Ato që do të përfitojnë më shumë janë TV 4K nga portat HDMI 2.1 të cilët mund të shohin deri në 120fps.

Funksione të tjera janë kanali audio eARC, vonesat e ulëta të transmetimit ALLM për adhuruesit e lojërave dhe një normë rifreskimi variabël.

Televizorët LCD të rangut të lartë do të mbajnë markën NanoCell. Ato kanë ngjyra të përmirësuara, kënde të larta shikueshmërie dhe korniza ekrani të holla.

LG gjeti kohë të flasë edhe për inteligjencën artificiale dhe teknologjinë ThinQ.