LG Harmony 3 me ekran të gjatë dhe butonin Google Assistant

Për dy vjet tashmë, LG po lanson telefona me çmim të volitshëm në kuadër të linjës Harmony, ndërsa tani si duket po arrin modeli i tretë. Fotografia, e mundësuar nga informuesi @evleaks, e tregon pamjen e telefonit të ri.

Fotografia e LG Harmony 3 tregon se pajisja do ta ketë një ekran më të gjatë, si dhe një kornizë më të vogël të sipërme dhe të poshtme krahasuar me paraardhësin e tij.

Kamera për selfie tani ka blic shoqërues LED, ndërsa në anën e majtë të kornizës shihen butonat për zë dhe me gjasë edhe aktivizuesin e Google Assistant.

Interfejsi i përdoruesit me siguri do të jetë versioni më i ri LG UX 8.0. Çmimi i pritur i telefonit është rreth 200 dollarë, nëse kompania e Koresë së Jugut e ndjek sistemin e deritanishëm me çmimet e linjës Harmony.

loading…