Lexus po përpiqet të ndryshojë sistemin e funksionimit të makinave elektrike

Ky ndryshim, mund të konsiderohet si themelor dhe që nuk ngjanë me të tjerët

Sistemi i brendshëm i funksionimit, është gati i njëjtë në të gjitha makinat elektrike, që për momentin janë në treg.

Bateria është në pjesën e poshtme, për t’ia rritur qendrën e gravitetit derisa motorët janë në pjesën e përparme dh të pasme. Ka raste, që motorët janë edhe të rrotat.

Koji Sato është zëvendës presidenti i Lexus, që ka treguar se Lexus po përpiqet të ndryshojë sistemin e funksionimit të makinave elektrike, duke investuar shumë në platformat e reja.

Derisa motorët janë në pjesët e përparme apo të pasme, Sato ka bërë të ditur, se po zhvillojnë teknologji, që motorët t’i fusin brenda rrotave.

Në këtë formë, do t’i mundësohet të katër rrotave të punojnë në mënyrë të pavarur, megjithëse kjo formë është shumë vite larg realizimit.

Sikur të hyjë në funksion, Lexus ka mundësi ta ndryshojë edhe grillin, si dhe hapësirat për hyrjen e ajrit, sepse makinave elektrike iu duhen shumë më pak të freskohen.

loading…