Lëvizte i lirë në kërkim, e shkuara kriminale e autorit që plagosi sot 5 besimtarë

Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli, është i arrestuari për plagosjen e trefishtë të ndodhur në këtë mesditë në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Nga ajo që mësohet se është Nikolli lëvizte lirshëm pavarësisht se ishte në kërkim nga policia.

Disa muaj më parë ky shtetas kishte kryer një tjetër plagosje në Terminalin e pasagjerëve në Tiranë.

Ndërkohë që deri më sot vazhdonte jetën i qetë, raporton Ballkani.Info.

Gjatë sulmit, 34 vjeçari nuk u ka thënë asgjë besimtarëve.