Lëvizja Vetëvendosjes: Situata ka dalë jashtë kontrollit, Kosovës i duhet një qeveri e re

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka kritikuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli ka thënë se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës në vend, të krijuar nga pandemia Covid-19.

Pacolli ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e re dhe e përgjegjshme që ka legjitimitet të plotë.

“Nevojitet ndryshim radikal në politika sociale e publike. Duhet një qeveri e re e përgjegjshme.Normaliteti i ri kërkon qeveri të re, alternative me legjitimitet të plotë për qytetarët dhe padyshim të përgatitur”, është shprehur ajo.