Lëvizja Vetëvendosje tregon kur mund të thirret seanca për votimin e Qeverisë Kurti

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që seanca konstituive për legjislaturën e re të mbahet të hënën me datë 22 mars.

Këtë e ka konfirmuar para mediave, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo është pyetur nga gazetarja e T7 nëse data 25 mars do të jetë edhe dita kur do të votohet Qeveria e re.

Këtë datë nuk e ka mohuar e as pohuara Nagavci, teksa ka folur për afate kohore.

“Po e dini që sipas legjislacionit, fillimisht konstituohet Kuvendit që ne besojmë se bëhet me datën 22, pas votimit të deputetëve bëhen propozimi i Kryetari të Kuvendit nga radha e LVV-së, tre nënkryetarët nga partitë tjera dhe 2 nga pakicat. Pas votimit për këtë pjesë, duhet që sapo të vijë letra nga ana e u.d për mandatin e kryeministrit. Se a do të realizohet me datë 25 do të shohim për shkak të afate kohore”, ka thënë ajo.

“Ajo që kemi parë është se problemi i vetëm është problemi teknik, do të kemi problem me gjetë një sallë për grupin parlamentar të LVV-së, sa i përket institucioneve me 22 besoj se konstituohet kuvendi dhe i hapet vend institucioneve tjera, besoj se subjektet politike kanë marrë porosinë nga qytetari. Kemi pasur dy oferta, zonja Osmani dhe z.Haradinaj, qytetarët kanë dhënë përgjigjen e tyre. Me më shumë se 400 mijë vota kanë dhënë mbështetje për z.Kurti dhe me mbi 300 mijë për zonjën Osmani”, ka thënë e njejta.