Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështet rezolutën e AAK-së për situatën në vend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, lidhur me dialogun me Serbinë.

Haradinaj në seancën e sotme, ku po mbahet interpelanca ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar nga institucionet që të fillojnë dialogun me serbët lokal për t’u kthyer në institucione, të ketë koordinim me opozitën dhe të mbahet një samit disa ditor në ShBA për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Haradinaj prezanton katër pika të rezolutës për situatën në Veri.

Kundër këtyre pikave ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu ka deklaruar Armend Muja, deputeti i Albin Kurtit në Kuvend.

“Ne nuk do ta mbështesim rezolutën e prezantuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Muja para deputetëve.