“Lëvizja për braktisjen e fesë islame” – Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan reagon ashpër

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan ka reaguar ashpër pas krijimit të një lëvizjeje për largimin nga feja islame.

Sipas tyre, këto organizime janë me qëllim të keq e me tendencë.

Reagimi:

Të nderuar qytetarë të Deçanit.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, shpreh indinjatën e thellë lidhur me formimin e të ashtuquajturës “Lëvizje për braktisjen e fesë islame”, meqë siç u pa e u dëgjua, ajo s’ka qëllime të mira për shoqërinë tonë. Aty vërehen elemente përçarëse dhe nxitje të urrejtjes ndër-fetare, si dhe mosdurim fetar dhe njerëzor.

Ju kujtojmë se populli ynë me besimin islam, dhe besimet e tjera, ka ditur të ruajë dhe kultivojë paqen dhe tolerancën ndër-fetare, fakt i çmuar shumë përgjatë historisë sonë. Mbështetur në këtë fakt, lëvizjet e tilla kanë tendenca qëllimkëqija dhe atakojnë atmosferën e shkëlqyeshme të ndërtuar me shekuj tek ne, sepse me këtë, veçanërisht sulmohet Islami. Secili është i lirë ta zgjedhë besimin e vet dhe ta praktikojë atë, por nuk ka të drejtë të bëjë përçarje dhe sulmojë të tjerët në asnjë mënyrë.

@ballkani.info Në Deçan u formua Këshilli inicues për formimin e Lëvizjës Braktisja vullnetare e Fesë Islame #deçan #feja #fejaislame #fejakrishtere #kosova #shqiperia ♬ original sound – Ballkani.info

Ne, ju bëjmë thirrje qytetarëve tanë që mos të bien pre e manipulimeve të tilla, e as përçarjeve të tilla.

Ja dëshmia e manipulimit, ku dhe shumë individë të tjerë që kanë biseduar me imamët e tyre, kanë treguar se kanë rënë pre e atij manipulimi.

(dëshmitë i keni në koment).

-Deçani njihet për iniciativa të bashkimit dhe mospërçarjes *

-STOP PËRQARJES.

Me respekt KBI- Deçan.