Prishtinë

Lëvizja FOL me performancë në shesh në Ditën Kundër Korrupsionit (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit Lëvizja FOL ka organizuar një performancë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të kundërshtuar korrupsionin në Kosovë.

FOL ka mbajtur disa aktivitete ku u shfaq edhe një improvizim në një tavolinë se si bëhen marrëveshjet korruptive nga politikanët.

Po ashtu, persona të maskuar shënuan në një tabelë disa frazeologji me mesazhe simbolike.

Në këtë organizim pjesëmarrës ishin edhe drejtoresha e FOL, Mexhide Demolli si dhe Stephen Carpenter nga Usaid Team.
Demolli ka thënë se kjo performancë “Corruption ON Of” paraqet luftën kundër korrupsionit në Kosovë.

“Kjo performancë ka paraqitur dy botë kundërthënëse , një botë e qytetarëve të thjeshtë dhe politikës tone në Kosovë. Korrupsioni nuk është çështje perceptimi por është bërë shumë prezent në mesin tonë. Duhet një mobilizim i shoqërisë civile në këtë luftë, kemi nevojë për ndërrmarje emergjente.

Nuk duhet të presim gjithmonë nga politika qe ta rregullojmë këtë fushë por duhet që të gjithë të punojmë”, ka thënë Demolli.

Ndërsa, Carpenter nga Usaid ka thënë se kjo performancë ilustron rolin kritik që e kanë qytetarët në një qeverisje demokratike.

“Është detyrë e gjithë qytetarëve dhe e shoqërisë civile t’i mbajë nën vëzhgim politikanët tanë që kjo është në të mirën tonë. Po e përsëris që viti 2018 ka shënuar ndryshim sa i përket transaperncës, dhe per herë të parë sa i përket prokurimit i ka bërë letrat e haupra dhe kjo është një hap pozitiv sa i përket transaperëncës në Kosovë”, ka thënë Carpenter.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/2248662445410553/?t=0