Lëvizja FOL në Platformën e Krahasimit të Pasurisë kishte vendosur edhe emrin e Hajredin Kuçit, si një prej dhjetë politikanëve më të pasur në Kosovë.

Megjithatë pas reagimit të Kuqit, Lëvizja FOL në një njoftim për media kanë treguar që e kanë hequr emrin e ish-ministrit, pasi që kishte ndodhur një problem teknik derisa e kishin llogaritur pasurinë e tij.

“Lëvizja FOL ju njofton se për shkak të një gabimi algoritmik dhe teknik në Platformën e Krahasimit të pasurisë ka ndodh që Hajredin Kuçi ish zëvendëskryeministër të figuron edhe në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur. Pas rregullimit të këtij problemi teknik Kuçi largohet nga kjo listë e 10 zyrtarëve më të pasur dhe pasuria e deklaruar e z. Kuçi ndër vite është e njëjta me deklarimin AKK”, thuhet në njoftimin e FOL.

FOL ka kërkuar falje duket thënë se ky gabim kishte ndodhur për shkak të sistemit dhe jo pse organizata ka ndonjë tendencë ndaj ndonjë zyrtari publik.

“Kërkojmë falje për gabimet eventuale që mund të ndodhin për shkak të sistemit duke ju siguruar se FOL nuk ka tendencë ndaj asnjë zyrtari publik”, përfundon njoftimi.

loading…