“Levitating” dhe “One Day” nga Dua Lipa ndër këngët e preferuara të Barack Omaba’s

Barack Obama ka zbuluar listën e këngëve të preferuara.

Nëse flasim për shqiptarët e suksesshëm natyrisht se nuk mund të mos e mendojmë Dua Lipën të parën, shkruan lajmi.net.

Është mëse e qartë se receta perfekte e suksesit fillon me talentin mirëpo rolin më të madh e luan puna e palodhshme, e këto të dyja tashmë i zotëron mjaft mirë Dua Lipa.

Dua, mund të themi se ka qenë personazhi i këtij viti me sukseset dhe projektet e reja të njëpasnjëshme duke u pëlqyer tej mase ashtu siç edhe e meriton.

Së fundmi shqiptarja ka përfunduar në listën e të preferuarve të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ky i fundit ka ndarë në rrjete sociale një listë me këngët e tij të preferuara dhe më të dëgjuara të vitit, teksa mes tyre bën pjesë Dua në dy këngë të ndryshme.

Bëhet fjalë për “Levitating” që u publikua pak muaj më parë në bashkëpunim me DaBaby dhe “One Day” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy e cila bënte pjesë në listën verore nga ish-presidenti.