Bayer Leverkuseni duket se nuk ka të ndalur në Bundesliga dhe titulli sivjet është i sigurt.

Skuadra e Granit Xhakës ka fituar me shumë fat përballë Huffenheimit duke e mposhtur me rezultat 2:1 me dy gola të shënuara në finish të ndeshjes.

Hero ka qenë Patrick Schick që ka shënuar në minutat shtesë për tri pikë të reja të cilat tash e qojnë në një diferencë prej 13 pikëve nga vendi i dytë që është Bayern Munich.

Xhaka edhe në këtë ndeshje ishte titullar dhe ishte ndër më të mirët në fushë. /Ballkani.info