Lëvdata që s’e pamë| Escobar përsërit fjalët e Blinkenit: Vuçiqi dhe Serbia kanë qasje konstruktive

Ka një kohë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Serbia po marrin lëvdata publike nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Së fundmi ishte Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, që dha sërish lëvdata për Vuçiqin dhe Serbinë.

Në fakt, ai e shpjegoi një togfjalësh të Antony Blinkenit, sekretar i shtetit i SHBA-së.

I pyetur se çka nënkupton togfjalëshi “angazhim konstruktiv”, të cilin Blinken e përdori pas bisedës me Vuçiqin, Escobar ofroi sqarimin e tij si zyrtar i Departamentit të ShBA-së.

“Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin e anekseve, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive”, shpjegoi Escobar.