Letra prekëse e babait për të bijën: Gjej dikë që të don kaq shumë sa unë

E di që nuk mund të zgjedh për ty, por do më pëlqente të të shikoja përkrah një burri që di të të vlerësojë për atë që je, që të do dhe të respekton në çdo moment e që të mbron nga çdo rrezik.

Se ti gjithmonë do jesh bebushja ime dhe më dukesh ende e brishtë.

Dashurohu me një burrë korrekt dhe të drejtë, që humbet duke të të parë, që të shikon ashtu siç nuk ka parë askënd në jetë, që bën gjithçka për ty. Dashurohu me një burrë që është i aftë të të mbrojë nga monstrat dhe që është gati të bëjë mijëra beteja për ty.

Dashurohu me një burrë që është i aftë të gatuajë për ty kur të jesh e lodhur, që të qepë kopsën e rënë të xhaketës dhe që të bën masazh kur je e lodhur.

Dashurohu me një burrë që e di vlerën e familjes dhe shoqërisë. Me një burrë të ndershëm që të vetmen gjë që di të vjedhë është zemra jote.

Dashurohu me një burrë që është i interesuar të të bëjë të lumtur, që të bën gjithmonë të qeshësh, që bën sa mundet për të të sjellë në humor edhe në momente të vështira.

Dashurohu me një burrë që mund të jetë i pasur, por që pasurinë më të madhe të konsideron ty dhe që nuk i diskriminon ata që kanë më pak.

Dashurohu me një burrë që e di vlerën e komunikimit të çift, që di ta mbrojë këndvështrimin e tij. Dashurohu me dikë që di të të dëgjojë dhe që vjen tek ty të të flasë për shqetësimet e tij.

Dashurohu me dikë që nuk ka nevojë për ty që të jetë i lumtur, ama është i lumtur edhe vetëm dhe këtë lumturi do që ta ndani bashkë. Me dikë që nuk ka nevojë për ty që të plotësohet, por me një burrë të kompletuar në kërkim në një gruaje të kompletuar, si ty, që të ecni së bashku.

Bija ime, dashurohu me një burrë të vërtetë.

E meriton, ndaj kërko më të mirën.

Ta thotë këtë një burrë i dashuruar me ty, babai yt.