Letra e një bujku të dëshpëruar nga Rahoveci: Jemi në fazën e fundit të mjerimit!

Një postim që është shpërndarë në rrjetet sociale, një bujk nga Rahoveci i drejtohet me letër të hapur kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Në këtë letër bujku ankohet për çmimin e ulët të patatës, që sipas tij në tregun me shumicë një kilogram shitet me vetëm 10 centë.

Sipas tij, jo vetëm patatja, por i tërë prodhimi vendos është në kolaps, shkruan Ballkani.info.

“Për nxjerrjen e patatës në sasi 2000kg bujkut i duhen 4 punëtorë (nëse i ka familjarët është sukses) po bujku që ka fëmijët e vegjël, duhet të paguaj punëtor. Punëtor; 4×20 euro meditjen plus 4×5 euro ushqimin. Ambalazhimi (1 arkë 0.30cent) i kushton 48 euro. Transporti (nafta) 30 euro. Shpenzimet në treg 10 euro. Ndërsa bujku në total nga 2000kg mer 200 euro. Pra bujku kthehet në shtëpi me 12 euro”, shkruan ai, por që emrin nuk e ka të publikuar.

Letra e plotë:

Respekt Z. Kryeminister. Jam bujku i kryeqytetit të bujqësisë (Rahovecit). Dua të ju njoftoj që bujku në R. e Kosovës është në fazën e fundit të mjerimit. Posaçërisht në dhjetë (10) ditëshin e fundit. Patatja është duke u shitur në tregun e shumicës 0.10 cent kg. Por jo vetëm patatja i tërë prodhimi vendor është në kolaps.
Mar parasysh këtë fakt, bujku nuk i mbulon as shpenzimet përfundimtare te nxjerrjes së patatës për ta dërguar në treg të shumicës e lëre shpenzimet e përgjithshme.
Sepse për nxjerrjen e patatës në sasi 2000kg bujkut i duhen 4 punëtorë (nëse i ka familjarët është sukses) po bujku që ka fëmijët e vegjël, duhet të paguaj punëtor. Puntor; 4×20 euro meditjen plus 4×5 euro ushqimin.
Ambalazhimi (1 arkë 0.30cent) i kushton 48 euro. Transporti (nafta) 30 euro.
Shpenzimet në treg 10 euro.
Ndërsa bujku në total nga 2000kg mer 200 euro. Pra bujku kthehet në shtëpi me 12 euro.
BUJKËROBI me 12 euro paguan;
Lavrën, farën, plehun, spërkatjen ndërsa djersën e lan me ujë sepse djerësa është pa pagesë.
Kërkoj falje për detajet që kam cekë po ky është fakt i pashmangshëm.
JU LUTEM Z. KRYEMINISTËR duhet të ndërmerni masat për këtë problem sepse kërkohet të ndërhyet me urgjencë.
Qeverisja paraprake ka dështu me politikat jo të duhura për ekonomin bujqësore.
Një dëshmi. Para disa vite (nuk e di saktë 3-5 vite) qeveria e asajkohe i kan dhënë grantë qeveritar Ramiz Kelmendit (etc), milionerit Kosovar për hapjen e pikës grumbulluese të produkteve bujqësore në fshatin Xërxë. Por i njëjti nuk i ndihmon bujqëve.
Sepse nuk mer mallë nga vendorët edhe kur mer? është sasi qesharake. Ashtu që ky projekt milionësh ka dështuar.
Zoti kryeministër bujqit kan nevoj për pikën –at grumbulluese të mirëfillta dhe serioze. Sepse kështu nuk mundet ma tutje. Me pikën grumbulluese mundet të stabilizohet qmimi i produkteve vendore.

Kryeministër unë besoj në angazhimin dhe vendosmërin tuaj të sinqertë për gjetjen e një zgjidhje.
Ju falemnderit.

loading…