Letra e famshme e George H B Bush që ia kishte dërguar Millosheviqit për Kosovën

Në vitin 1992 kur në Ballkan patën nisur luftëra, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W Bush i cili vdiq sot, i pat shkruar një letër, Sllobodan Millosheviqit, ku e paralajmëronte atë se në rast shkaktohet konflikt në Kosovë nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi.

Ish- presidenti George H. W Bush ish ndër të parët i cili doli në mbështetje të Kosovës dhe kundër politikave agresive të Millosheviqit. George H. W Bush, i njohur si Bushi i vjetër vdiq sot në moshën 94 vjeç.

Ai kishte qenë presidenti i 41- të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989- 1993, teksa më parë kishte shërbyer në dy mandatë si zëvendës president i Ronald Regan.