Asllan Rexhaj, një kosovar që jeton në Itali dhe i cili ka më shumë se dy javë që është izoluar në shtëpi bashkë me familjen e tij për shkak të pandemisë së koronavirusit, i është drejtuar me një letër të hapur krerëve të shtetit të Kosovës.
Rexhaj përmes kësaj letre, të publikuar në Facebook, i drejtohet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti.
Ai iu bënë thirrje dy liderëve që “mos të luajnë me popull”, duke marrë për shkas përplasjet e fundit rreth orës policore dhe kundërshtimeve deri në Gjykatë Kushtetuese për ligjshmërinë e këtij vendimi.
Letra me plotë e Asllan Rexhajt:
Z.Thaçi dhe z.Kurti: Ju lus që të mos luani me popull, se populli i Kosovës e ka virusin e vet që 20 vjet. Ju lus që kjo që është ka ndodh në mbarë botën ta merrni parasysh seriozisht koronavirusi Covid 19.
Sepse unë jam aq i bindur që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk mund t’i përballonte me elementet që ka shëndetësia.
Unë jetoj në një nder shtetet me spitalet më të mira në botë dhe me doktorët më të aftë në botë, por nuk janë ka munden të ballafaqohen me këtë virus të ashtuquajtur Covid 19. Atëherë z.President të lutem merre më seriozisht këtë virus për hir të nënave e baballarëve të heronjve, të invalidëve e të veteranëve që janë gjallë, e mos luani me ta sikur që keni luajtur deri sot me gjakun e dëshmorëve.
Z.Kryeministër të lutem uluni se bashku në një tavolinë. Ju lus mos e shikoni për një moment se çfarë partie keni, se a është tavolinë e kuqe, e bardhë, apo e zezë.
Merruni me popull që ti përballojnë kësaj pandemije katastrofale. Dhe pasi të kalojë kjo situatë, atëherë bëni fushata elektorale, nëse doni edhe mbytuni njëri me tjetrin, sikur që jeni mbyt që 20 vjet pas luftës.
Ju lus edhe një herë që ta mbroni popullin nga të gjitha emergjencat Covid19.
Me respekt, Asllan Rexhaj nga Italia… Ju lus të gjitha partive politike që në këto momente kaq të vështira për mbrojtjen e popullit të Kosovës, të flasin me një zë. Rrnoftë populli i Kosovës, rrnoftë Kosova!







