Letër e hapur për Ministren e Arsimit

Kosova duhet të jetë e gatshme për të ardhmen digjitale

E nderuara znj. Bajrami

Kosova ka nevojë për vendime shumë të rëndësishme në fushën e arsimit dhe edukimit, që tejkalojnë interesat politike partiake, dhe të një mandati qeveritar!

Të gjithë kemi gojën plot “internet, TI dhe digjitalizim”. Nuk mjafton të kemi një telefon të mençur, qasje ne internet dhe të kemi të skanuara dokumentet.

Ka me shume se 2 vite, që në vazhdimësi jemi duke potencuar një fakt tanimë te njohur, pritshmërit e zhvillimit janë se mbi 80% te profesioneve gjer ne 2040 do te zhduken, dhe do zëvendësohen me aplikacione, robotë, AI etj.

Kosova duhet të edukoj dhe arsimoje fëmijët dhe rinin e saj për të ardhmen digjitale.

Dhe ky edukim dhe arsimim duhet te filloj që nga shkolla fillore.
8 na 10 fëmijët qe nga mosha 3 vjeçare kanë qasje ne pajisje te TI-se. Fëmijët te mohës mbi 13 vjeçare qëndrojnë mbi 4 ore në ditë online, ku janë te ekspozuar rreziqeve në hapësirën kibernetike.

Gjersa dhe pak dit na ndajnë nga “Dita e internetit të sigurt”, në agjendën e ministrisë suaj, në vitin qe lamë pas dhe as në ketë vit, nuk shohim që është ne agjendë “Siguria e fëmijëve në hapësirën kibernetike”.

Pajisjet e TI-se nga pajisje të shfrytëzuar për lojëra dhe argëtim, duhet te shndërrohen ne pajisje për edukimim/arsimim dhe punësim!
E ardhmja është digjitale ! E ardhmja është TANI!