Lëshohet alarmi në Prishtinë, çfarë ndodhi?

Në orën 12:00 Komuna e Prishtinës e ka testuar sërish sot alarmin i cili shërben për ngjarje të jashtëzakonshme.

Alarmi është dëgjuar në disa lagje të kryeqytetit.

Qytetarët mund të jenë shqetësuar nga alarmi, por i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka thënë se është vetëm test i alarmit.

“Të shtunën e parë të çdo muaji në orën 12:00 bëhet testimi i alarmit” ka thënë Ahmeti në njoftim.