Leonora si një yll Hollywood-i, shkëlqen në të zeza

Këngëtaret tona po tregojnë shumë stil kohët e fundit.

Artistet e estradës çdo ditë e më shumë po vishen me rroba të firmave të njohura e me shumë stil.

E ndër to padyshim është edhe Leonora Jakupi, e cila edhe këtë herë vjen shumë elegante, shkruan Gazeta Express.

Në disa fotografi të publikuara nga Sellma, Leonora shihet e kuruar në çdo detaj, si një zonjë e vërtetë në të zeza dhe me flokë të kapura e grim klasik./Gazeta Express/