Magazine

Leonora shkruan për shkuarjen e Haradinajt në Hagë: Ti gjithmonë kthehesh faqebardhë

Leonora Jakupi ka shkruar disa fjalë për shkuarjen e Ramush Haradinaj në Hagë për të tretën herë.

Këngëtarja e mirënjohur kosovare i dëshiroi rrugë të mbarë kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili sot udhëton drejt Hagës.

Ai është ftuar për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.

“Rruga e mbarë të qoftë ty që dhe shumë për Kosovën! Ti gjithmonë kthehesh faqebardhë!”, ishte shkrimi që i bashkëngjiti këngëtarja fotos së publikuar përkrah Haradinajt.

Kjo është hera e tretë që Haradinaj ftohet të marrë pjesë në Hagë si i dyshuar, e Leonora është e bindur se ai do të kthehet sërish faqebardhë, si herët e tjera.

loading...