Leonora Jakupi ka festuar ditëlindjen.
Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Leonora Jakupi dje festoi ditëlindjen e saj të 40-të.
Përkundër moshës që ka, Leonora me pamjen dhe stilin e saj duket si të ishte në të 20-tat.
Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja nga Drenica natyrisht që ka marrë urime të shumta nga personat e dashur të saj, miqtë e kolegët e shumtë.
Në mesin e këtyre urimeve nuk ka si të mungojë edhe ai nga motra e saj, Blerta, e cila i ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.
“Urime ditëlindja motër e dashur të dua me zemër mbretëresha jonë e bukur të uroj me shpirt se të dua me zemër të dua shumë”, ka shkruar Blerta në Facebook ku ka publikuar një fotografi bashkë me Leonorën.








