Këngëtarja

Leonora Jakupi voton në Prishtinë, thërret të dilet në votime

Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi ka votuar pak më parë në Shkollën Fillore Dardania në Prishtinë. Ajo ftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhje.

“Shfrytëzoj rastin t’i ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë, sepse vota jonë është për shtetin tonë”, ka thënë Leonora Jakupi në T7.

Ajo tha se në këto zgjedhje pret diçka më të mirë dhe se këto zgjedhje janë të rëndësishme për rininë tonë.

“Nga këto zgjedhje presim diçka më të mirë, por më e rëndësishme është rinia jonë”, është shprehur Jakupi.

Këngëtarja i uroi të gjithëve suksese sepse sipas saj të gjithë janë të njëjtë.

“Të gjitha subjekteve ju uroj suksese, të gjithë janë të barabartë, janë shqiptarë dhe të njëjtë për mua”, ka thënë Jakupi.

Krejt në Fund Jakupi ftoi të punohet për shtetin sin ë kohën e luftës.

“Ftoj të gjithë të punojnë për shtetin si në kohën e luftës”, shtoi Jakupi.

loading…