Leonora Jakupi paralajmëron dy projekte të reja, kushtuar Epopesë së UÇK-së dhe Ditës së Pavarësisë

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është ndër më të komentuarat në mediat rozë.

Ajo së fundmi ka finalizuar dy projekte të reja muzikore.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se janë realizuar për nderë të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe epopesë së UÇK-së.

“Në prag të festës së pavarësisë dhe epopesë së UÇK-së po iu sjell dy këngën shumë të veçanta për mua! Nesër me datë 13.02.2022 do të publikohet kënga “Komandant” dhe në pritje të këngës “Liria ka emër”, 17.02.2022”, është mbishkrimi i fotos.