Leonora ankohet për pagesën në “Rrugën e Kombit”: 10 euro nuk është lirë

Leonora Jakupi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një ankesë për rrugën në të cilën duhet kaluar për të hyrë në Shqipëri, për të cilën duhet paguar 5 euro vajtje dhe 5 euro kthim.

Vendimi i qeverisë për taksën tek “Rruga e Kombit”, ku qytetarët kosovarë janë të detyruar të paguajnë 10 euro për çdo hyrje-dalje në Shqipëri, ka sjellë shpesh pakënaqësi nga qytetarët por edhe reagime nga personazhe të njohur.

Së fundmi, këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar në llogarinë e saj sociale në Instagram, ku duket e pakënaqur.

Për të 10 euro janë shumë.

“10 euro vajtje-ardhje, nuk o lirë. Bile të isha la në det”- ka shkruar Leonora përkrah fotos së publikuar.