Leonardo nuk e lejon largimin e Mbappes

Fjalët e ëmbla të Zinedine Zidane për Kylian Mbappe bënë që në media të aludohet për një kalim të mundshëm të yllit francez te Real Madridi por për të përgënjeshtruar këto zëra ka menduar drejtori sportiv i parizienëve, braziliani Leonardo i cili në një intervistë ka theksuar se nuk ka asnjë shans që 20-vjeçari të largohet nga kampionët e Francës.

“Nuk e di çfarë ka thënë Zidane, nuk e kam ndjekur, e vetmja gjë që di është se Mbappe qëndron me 100%, ai është një lojtar i PSG dhe nuk diskutohet. Rinovimi i Mbappe me PSG? Të shikojmë”, theksoi Leonardo.