Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid zyrtarisht çift, ky është reagimi i Zayn Malik

Pasi u konfirmua se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë në një romancë, ish-partneri i kësaj të fundit, Zayn Malik, ka bërë reagimin e tij.

Këngëtari i “Pillowtalk” ka hequr nga Instagrami Gigi-n, ndërsa modelja vazhdon ta ndjekë akoma ish-partnerin.

Kantautori 29-vjeçar tani ndjek vetëm 24 persona në llogarinë e tij, rreth gjysma e të cilëve janë llogari fansash kushtuar atij, sipas ELLE.

Një follow në Instgram tregon shumë në ditët e sotme, madje edhe burime pranë Zayn tregojnë se ai nuk i ka pritur fare mirë lajmet e e fundit për nënën e Khai-t.

Gigi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi u përfol për një romancë me Leonardo DiCaprio. Megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe aktori i Titanic, 47 vjeç, ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, “Us Weekly” raportoi se burimet pranë tyre kanë konfirmar të gjitha thashethemet.

Ai mendon se ajo është sigurisht e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, i cili ka një pamje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” shton më tej burimi.

Aktori i Titanic , dhe modelja janë zyrtarisht në lidhje dhe “kanë shumë miq të përbashkët”, shton burimi, duke vënë në dukje se “të gjithë janë të lumtur t’i shohin së bashku, edhe pse shumë prej tyre i kapi në befasi.”