Leon Dajaku huazohet te Union Berlini

Skuadra gjermane, Union Berlin, ka njoftuar se ka huazuar sulmuesin kosovar të Bayern Munichut, Leon Dajaku.

Faqja zyrtare e klubit nga Bundesliga, ka bërë të ditur se huazuar 19-vjeçarin me opsionin për ta blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit.

Dajaku është shprehur i lumtur me kalimin te Union Berlinin, duke besuar se kjo skuadër është e duhura për të.

“Jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua.

“Jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Union më ofron mundësinë për të fituar një vend në Bundesliga dhe për t’u treguar në nivelin më të lartë. Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe unë tani jam i lumtur që jam pjesë e klubit” ,deklaroi Dajaku.

Dajaku ishte pjesë e klubit të Bayern Munichut U23, që nga viti 2019-të kur u transferua nga Stuttgarti.

Ai me ekipin e parë të Bayernit, debutoi edicionin e kaluar. Këtë sezon në 14 ndeshje me Bayernin U23, ka shënuar tre gola.